Fjalë Kyçe

Makina që krijon valë artificiale doli nga kontrolli, lëndohen 44 pushues që ndodheshin në pishinë

Makina që krijon valë artificiale doli nga kontrolli, lëndohen 44 pushues që ndodheshin në pishinë

Vala gjigante që arrinte deri në katër metra, u shkaktuar kur makina që i krijon në mënyrë artificiale doli nga kontrolli.

Incidenti që ndodhi në një pishinë në Kinë, u ka shkaktuar lëndime të konsiderueshme 44 pushuesve që ishin në ujë duke u freskuar, transmeton Telegrafi.

Pamjet që janë marrë nga të pranishmit, tregojnë kur niset një valë gjigante dhe përfshinë shumicën prej tyre. Disa janë përplasur mes vete, teksa të tjerë goditën pjesë të forta dhe pësuan lëndime, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka ndonjë lëndim serioz.

Kjo pishinë është mbyllur menjëherë, derisa po bëhen hetime se si doli nga kontrolli makina e valëve artificiale, që është një ndër atraksionet që iu ofrohen klientëve.