Përkundër vendosjës së taksës 100 % ndaj mallrave serbe dhe boshnjake përsëri nuk vërehet mungesa e tyre në tregun kosovar.
Sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve arsyjet janë kontrabanda e mallrave dhe produktet të cilat ishin në treg para se të vëndosej taksa.
Ndërsa, zëdhënësi i doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci për RTV 21 pranon se ka kontrabandë por e arsyeton me faktin se gjitha shtetet ndodhë një gjë e tillë.
“Kontrabandë ka pasur edhe para vëndosjes së taksës por tani nuk është vërejtur ndonjë rritje”, ka thënë ai
Policia e Kosovës ka thënë se i ka ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar një dukuri të tillë.