Pushimet e Iman Gustafsson janë kthyer në kalvar. Në shtator 2017, maqedonasja – e cili jeton në Zyg të Zvicrës tash e tridhjetë vjet – fluturoi në Dubai për të kaluar disa ditë me diell. Që atëherë, ajo lufton me drejtësinë lokale që më në fund ta lejojë të kthehet në shtëpi, raportoi të mërkurën “Aargauer Zeitung”, përcjell Gazeta Alo.
Disa ditë pas mbërritjes së saj në Dubai, Iman Gustafsson takon një burrë irakian. Ata të dy krijojnë menjëherë një lloj miqësie. Kështu ata bëjnë disa udhëtime së bashku dhe madje planifikojnë të shkojnë në Abu Dhabi. Ditën përpara këtij udhëtimi, dyzetvjçarja vendos të fle në të njëjtin hotel me irakianin, sepse kishin planifikuar të largohen shumë herët në mëngjes.
Gjatë rrugës për në Abu Dhabi, gruaja maqedonase e kupton se irakiani po i fotografon në fshehtësi këmbët e saj. E zemëruar, ajo arrin t’ia marrë telefonin celular për të fshirë fotot. Por duke shfletuar smart-telefonin e tij, ajo e kupton se ai e kishte filmuar tinëz kur kishte qenë duke bërë dush në hotel.
Nga frika se videoja do të transmetohet në internet, dyzetvjeçarja e lajmëron rastin në polici. Ajo nuk dyshon se situata do të kthehet shpejt kundër saj. I pyetur nga agjentët e policisë, irakiani thotë se ata janë çift dhe se kanë pasur marrëdhënie seksuale. Meqenëse ligji i Sheriatit i ndolon marrëdhëniet paramartesore, autoritetet kishin tërhequr pasaportën e Imanit. Ata pastaj kishin kërkuar që ajo t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, të cilat me të vërtet vërtetojnë se ajo nuk ka lidhje me irakianin.
Asnjë ndihmë nga Zvicra
Por ende, autoritetet nuk po ia kthejnë pasaportën gruas fatkeqe. Më keq akoma, ata kërkojnë që ajo të dale para gjykatës në qytet. Iman Gustafsson kaloi edhe pak kohë në burg. E dëshpëruar, ajo kontakton ambasadën zvicerane, por kjo nuk arrin ta ndihmojë, sepse gruaja nuk ka kombësi zvicerane. “Unë kam jetuar në Zvicër për gati 30 vjet, por është e qartë se vetëm Maqedonia Veriore duhet të kujdeset për rastin tim”. Për fat të keq të saj: Maqedonia Veriore ende nuk i ka dhënë asnjë ndihmë asaj.
Një vit e gjysmë pas rastit, dyzetvjeçarja ende nuk e ka gjetur pasaportën e tij. Aktualisht jeton në një dhomë pritje për dëbim në Dubai. Dhoma kushton 850 franga në muaj. Paga e pensionit invalidor prej 900 franga mezi mbulon shpenzimet e saj mujore.
Megjithatë, Iman Gustafsson nuk e humb shpresën. Një vendim gjykate në shkurtin e kaluar dëshmon se hetimi kundër saj është mbyllur. Për të rimarrë pasaportën e saj, megjithatë, ajo duhet të paguajë një gjobë prej 2000 franga. Rasti mbetet për t’u ndjekur./GazetaAlo/