Fjalë Kyçe

Maqedoni: 10 viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19 për 24 orë

Maqedoni: 10 viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19 për 24 orë

Dhjetë persona kanë humbur betejën, 137 janë infektuar si dhe janë shëruar 131 pacientë me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Gjithsej brenda 24 orëve janë realizuar 1437 testime.

Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup-64 raste, Shtip-19 raste si dhe në Strugë 14 raste. Qytetet tjera kanë më pak se 10 të infektuar.

Sipas statistikave të fundit në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 9547 raste me Covid-19, prej të cilëve 5071 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirus e kanë humbur 442 pacientë.

Ndërsa aktive mbesin edhe 4034 raste./alsat