Fjalë Kyçe

Maqedoni e Veriut: Deri në orën 18:30 kanë votuar 49 për qind

Maqedoni e Veriut: Deri në orën 18:30 kanë votuar 49 për qind

Presidenti I Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e vlerësoi pozitivisht ecurinë e procesit zgjedhor në komunat e këtij vendi.

“Sipas informacioneve të deritanishme gjithçka po zhvillohet në atmosferë kryesisht pozitive. Shpresoj që gjërat të vazhdojnë njësoj deri në mbyllje e procesit zgjedhor në orën 19:00, kur edhe do të nisë numërimi dhe publikimi i rezultateve të zgjedhjeve lokale. Çdo shtet serioz duhet të qëndrojë i mobilizuar deri në fund të procesit dhe ne presim që edhe më 31 tetor, kur mbahet raundi i dytë, ta ruajmë kredibilitetin e zgjedhjeve”, deklaroi presidenti maqedonas.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri në orën 18:30 kanë votuar 49 për qind.