Fjalë Kyçe

Maria Butina kritikon sistemin gjyqësor të SHBA-së

Maria Butina kritikon sistemin gjyqësor të SHBA-së

Maria Butina, e cila është deklaruar fajtore pasi nuk është regjistruar si agjente për Qeverinë ruse sa ka qenë në Shtetet e Bashuara, ka kritikuar sistemin gjyqësor amerikan, duke e cilësuar burgimin e saj 18-mujor si “absurd” dhe “të turpshëm”.

Duke folur përmes telefonit me gazetarët rusë nga burgu në SHBA, ajo ka thënë se “nuk ka pritur një ndëshkim kaq të rëndë”.

“Kjo është absolutisht absurde. Ky është turp i madh për sistem gjyqësor amerikan”, ka thënë ajo.

Butina ka thënë se procesi i gjykimit e ka futur familjen e saj në borxh prej 618,000 dollarëve dhe se asaj i duhet ndihmë për të kthyer këtë pagesë.

“Neve na duhen shumë të hollat”, ka thënë ajo.

Butina është ankuar se dënimi që ajo ka pranuar do të ishte i njëjtë edhe nëse ajo do të ndëshkohej për shitje të sekreteve në Kinë.

Teksa është dënuar në Uashington më 26 prill nga një gjykatë federale amerikane, Butinas i është vënë dënimi siç është kërkuar nga prokurorët e rastit.

Gjyqtari po ashtu ka urdhëruar Butinan, 30-vjeçare që të dëbohet në Rusi menjëherë pasi të përfundojë dënimin me burg.

Prokurorët kaën thënë se para dhe gjatë studimeve të saj në Universitetin Amerikan në Uashington ajo ka synuar të krijojë lidhje me grupe konservatore politike në SHBA, duke përfshirë Asociacionin Kombëtar të Pushkëve, të paktën një herë në emër të një ligjvënësi të lidhur me Kremlinin.

Butina ka pranuar fajësinë në muajin dhjetor dhe është pajtuar për të bashkëpunuar me hetuesit. Ajo ka qenë në mbajtje prej kur është arrestuar.