Fjalë Kyçe

Marko Gjuriq: E tërë Trepça është e Serbisë

Zyrtarë në Beograd iu kanë gëzuar raportimeve të medieve të djeshme nga Kosova të cilat kishin cituar kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj se “Serbia nuk po e lejon regjistrimin e pasurisë së Trepçës si ndërmarrje publike”, transmeton Koha.net.

Lidhur me këtë mediet serbe sot shkruajnë se “Qeveria e Serbisë e kishte shfuqizuar dhe kishte shpallur të paqenë Ligjin për Trepçën që në Kuvendin e Kosovës u miratua në vitin 2016”.

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq sot ka thënë se autoritetet në Kosovë nuk janë në gjendje të menaxhojnë me sukses kombinatin Trepça që është nën kontrollin e tyre dhe ai është jo dobiprurës, ndërsa që duan ta vënë në kontroll edhe kombinatin Trepça- veri, i cili ekonomikisht është i suksesshëm dhe dobiprurës e që i ushqen 2400 familje dhe bën kurrizin e ekzistencës ekonomike të serbëve në Kosovës.

“Trepça është regjistruar në sistemin tonë dhe mendojmë se Serbia si shtet se e tërë Trepça , në tërë territorin e Kosovës është e jona”, ka thënë Gjuriq.