Komisioneri i BE-së, Johanes Hahn, pret që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të dalë nga bllokada dhe të rezultojë me një marrëveshje.
“Ka një bllokadë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe shpresoj që së shpejti ta kapërcejmë atë. Zgjidhja për këtë çështje është qëllimi për të arritur një marrëveshje ligjërisht obligative, një parakusht themelor për shumë projekte rajonale”, ka thënë Hahn.
Ai thotë që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë më voluminoze se ajo ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
Sipas tij pavarësisht rezultatit, marrëveshja duhet të jetë e qëndrueshme dhe që nuk prek palët e treta.
“Nuk pres që marrëveshja e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të jetë më e vogël krahasuar me atë në mes të Maqedonisë dhe Greqisë. Cilido qoftë rezultati, marrëveshja duhet të jetë e qëndrueshme, të kontribuojë në zhvillimin e gjithë rajonit dhe të mos i prek palët e treta”, ka thënë Hahn