Fjalë Kyçe

Marrëveshjet historike: Trump nominohet për çmimin Nobel për Paqe

Marrëveshjet historike: Trump nominohet për çmimin Nobel për Paqe

Vetëm disa javë pasi ndihmoi për të ndërmjetësuar paqen midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Presidenti amerikan, Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2021.

Emërimi i Trumpit për këtë çmim vjen Christian Tybring-Gjedde, deputet i  Parlamentit Norvegjez, i cili përgëzoi presidentin amerikan për përpjekjet e tij drejt zgjidhjes së konflikteve të zgjatura në të gjithë botën, transmeton Reporteri.

“Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë  shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe midis kombeve sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes”, tha ai për Fox News.

Doanld Trump edhe gjatë vitit 2018 është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe nga dy politikanë norvegjez pas takimit të tij historik me Kim Jong Un.