Fjalë Kyçe

MASHT: Nuk jemi tërhequr nga qëndrimi për zëvendësimin e orëve

MASHT: Nuk jemi tërhequr nga qëndrimi për zëvendësimin e orëve

MASHT përmes një reagimi për media ka sqaruar se ‘në asnjë rast nuk është deklaruar dhe as marrë vendim për tërheqje nga qëndrimi për zëvendësim të orëve’.

“MASHT, konfirmon edhe njëherë se jemi të gatshëm të rishikojmë dhe analizojmë të gjitha mundësitë për të gjetur një formulë të re të zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës dhe të tërheqim formulën aktuale të kompensimit të orëve”, theksohet në reagimin e MASHT-it.

Ashtu siç jemi dakorduar në Komisionin Parlamentar për Arsim, MASHT thotë se janë të gatshëm të bashkëpunojmë me SBASHK dhe të gjithë akterët e tjerë për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë për kompensimin e orëve, duke plotësuar kërkesën e SBASHK-ut për tërheqje nga formula aktuale e paraparë me vendimin për kompensim të orëve.

“Aktualisht, jemi duke pritur që SBASHK të diskutojë në Këshillin Drejtues për opsionet për të zgjidhur situatën e krijuar në procesin e zëvendësimit të orëve sipas konkluzioneve të dakorduara në mes të Komisionit Parlamentar, MASHT-it, SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve”, theksohet në fund të sqarimit nga MASHT-i.