Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook shprehu urimin e tij, shkruan GazetaAlo.
“11 vite pas Pavarësisë shteti jonë po fuqizohet, zhvillohet dhe integrohet në mekanizma nderkombëtar por ende kemi shumë punë dhe angazhim të përbashkët që të bëjmë Kosovën siç ënderruan breza të tërë gjatë historisë.” Ka shkruar Matoshi.
Postimi i tij i plotë:
11 vite shtetësi të një identiteti të lashtë ilir
Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kujtojmë dhe vlerësojmë lartë vepren dhe jetën e shumë veprimtarëve, ushtarëve të UÇK-së, veteranëve, familjeve të dëshmorëve e invalidëve të luftës, të pagjeturit dhe të gjitha ata që kontribuan për lirinë dhe shtetësinë që e gëzojmë sot.
11 vite pas Pavarësisë shteti jonë po fuqizohet, zhvillohet dhe integrohet në mekanizma nderkombëtar por ende kemi shumë punë dhe angazhim të përbashkët që të bëjmë Kosovën siç ënderruan breza të tërë gjatë historisë.
Pavarësisht sfidave, Kosova do të jetë një shtet i fortë dhe shembull i tolerancës e bashkëjetesës mes komuniteteve.
Sot e duam shtetin tonë duke zhvilluar atë, duke mbrojtur nga krimi e korrupsioni, duke u kujdesur për një mjedis të pastër dhe mbrojtje e promovim të bukurive të shumta natyrore që ka Kosova.
Gëzuar!/GazetaAlo/