Fjalë Kyçe

May informon BE-në për etapat e ardhshme të Brexit

May informon BE-në për etapat e ardhshme të Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May zhvilloi sot biseda telefonike me liderët e Bashkimit Evropian, për t’i vënë në dijeni për negociatat me opozitën, për arritjen e një kompromisi politik për kushtet e Brexit.

Donald Tusk pas telefonatës me May-in postoi një mesazh në Twitter, ku citonte bisedën dhe diskutimet me kryeministren për hapat e ardhshëm të palës britanike.KosovaPress.

“Ishte një shkëmbim informacionesh nga të dyja palët, të dy ramë dakort të jemi të kontakt të vazhdueshëm”, pohoi një zëdhënëse e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

I pyetur nga media në lidhje me hipotezën e një shtyrje të datës së Brexit të planifikuar për më 29 mars, Komisioni Evropian siguroi sërish se nuk i ishte parashtruar një kërkesë e tillë nga ana e Britanisë së Madhe.