Fjalë Kyçe

Mbahet Forumi i dytë Ekonomik Kosovë-Greqi në Athinë

Mbahet Forumi i dytë Ekonomik Kosovë-Greqi në Athinë

Është mbajtur Forumi i dytë Ekonomik Greqi – Kosovë, në Athinë, pas Forumit të parë Ekonomik në mes dy vendeve, që ishte mbajtur në mars të vitit 2017 në Prishtinë nën organizminin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë me koordinimin e Zyrës Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës në Athinë dhe nga bashkëpunimi i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Odës Ekonomike dhe Industriale të Pireut në Athinë si dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve/KIESA është mbajtur Forumi i dytë Ekonomik Greqi – Kosovë, në Athinë, pas Forumit të parë Ekonomik në mes dy vendeve, që ishte mbajtur në mars të vitit 2017 në Prishtinë nën organizminin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ky forum, në të cilin morën pjesë mbi pesëdhjetë biznese nga Kosova dhe Greqia, kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve si dhe forcimin e lidhjeve biznesore të kompanive greke dhe kosovare.

Gjatë forumit janë mbajtur takimet G2B dhe B2B, në sektorët e ndërtimtarisë, turizmit, agro-biznesit, përpunimit të ushqimit, përpunimit të metaleve, përpunimit të drurit, teknologjisë informative, shëndetësisë, sektorit farmaceutik dhe energjisë.

Në pjesën e parë të Forumit janë mbajtur fjalë rasti nga Kryetarët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike dhe Industriale të Pireut si dhe nga përfaqësues institucional grek.

Në të njëjtën kohë një fjalë përshëndetëse e ka mbajtur edhe Udhëheqësi i Zyrës së Kosovës në Athinë.

Ndërsa, në pjesën e dytë të forumit janë bërë prezantimet mbi potencialet për investime nga Enterprise Greece si dhe nga Agjencia KIESA.