Krishtlindjet duket se janë një rast i mirë për ata që duan të takojnë me dashnorët e tyre.
Në fakt, rreth 76 për qind e meshkujve dhe 68 për qind e grave planifikojnë të takojnë të dashurit e tyre sekret gjatë kësaj periudhe kohore, tregon studimi i realizuar nga Victoria Milan.
Kjo periudhë e vitit vjen edhe me një bollëk ‘justifikimesh’, duke përfshirë edhe arsyen kryesore të dhënë nga gratë që morën pjesë në studim të cilat janë më të prira të ‘nxirren’ gjoja nga nevoja për të pazaret e Krishtlindjeve.
Pyetësori gjithashtu zbuloi se alibia kryesore e burrave për mungesën e tyre në shtëpi ishte de donin të takonin miqtë e dikurshëm.
Anketa zbuloi gjithashtu një sërë arsyesh të tjera mashtruese të Krishtlindjeve.
‘Angazhimet e rëndësishme të punës’, paraqiten si justifikim nga 14 për qind e meshkujve dhe 11 për qind e grave.
Obligimi për të marrë pjesë në darkën e Krishtlindjeve të kompanisë ishte tjetër arsye e dhënë nga të anketuarit, 20 për qind e meshkujve dhe 16 për qind e grave, duke shtuar se kjo ishte një arsye për të mbuluar gjurmët e tyre.
Pothuajse një e katërta e meshkujve të anketuar thanë se kishin gënjyer partneret e tyre se donin të merrnin pjesë në seancat shtesë në palestër, ndërkohë që kjo arsye ishte dhënë vetëm nga 16 për qind e grave.
Ata që morën pjesë në pyetësor gjithashtu treguan detajet pse donin të ndanin kohë për t’u takuar me të dashurit e tyre.
Kështu, ndërsa 18 për qind e meshkujve thanë se ishin mërzitur me partneret e tyre gjatë gjithë vitit, kjo shifër u dyfishua kur u pyetën meshkujt nëse ishin ‘të uritur për seks të mirë’.
Anasjelltas, 30 për qind e grave thanë se donin të shpenzonin energji shtesë me partnerët e tyre. Po aq thanë se donin seks më emocionues.
Mërzia u citua gjithashtu si një arsye nga të gjinitë, me rreth 20 për qind burra dhe gra që pretendonin këtë.
Pos zbulimit të shkaqeve më të zakonshme që kanë partnerët mashtrues, ata që morën pjesë në anketë u pyetën edhe për zakonet e tyre të shpenzimeve.
Interesante del që të dhënat tregojnë se pothuajse 50 për qind e femrave mashtruese do të shpenzonin më shumë për një dhuratë për partnerin e tyre afatgjatë sesa për të dashurit e tyre.
Në të kundërt, burrat më shumë do të shpenzonin për gratë jashtë marrëdhënies së tyre sesa me ato të cilat e kalojnë jetën.
“Secili ka një mënyrë të ndryshme për të treguar dashurinë”, tha drejtuesja e studimit për Victoria Milan, z. Sigurd Vedal.
Ajo që ne nxjerrim nga këto rezultate megjithatë – është se edhe pse ‘mashtruesit’ dëshirojnë të kenë ‘seks të mahnitshëm gjatë pushimeve, ata gjithashtu dëshirojnë të blejnë dhurata për partnerët e tyre afatgjatë që tregojnë se kujdesen’. /GazetaAlo/