Hedhja e mbeturinave vend e pa vend nga qytetarët po rrezikon edhe shëndetin e tyre.
Me një problem të tillë janë duke u përballur edhe qytetarët e lagjes “Edi Duram” në komunën e Prizrenit.
Në disa fotografi që një qytetar i kësaj lagje ka dërguar në adresë të Telegrafit, shihet gjendja e keqe e kësaj lagjeje shkaku i numrit të madh mbeturinave.
Qytetarët kanë treguar se shqetësimin e tyre e kanë shprehur edhe në Komunën e Prizrenit, mirëpo sipas tyre në komunë iu kanë thënë se janë në proces gjyqësorë me kompaninë për heqjen e mbeturinave.
Ata kanë shtuar se nëse këto mbeturina nuk largohen rrezikohet të përhapet ndonjë epidemi. /Telegrafi/