Fjalë Kyçe

Mbi 1 mijë të infektuar dhe 27 viktima nga Covid në Greqi

Mbi 1 mijë të infektuar dhe 27 viktima nga Covid në Greqi

Gjatë 24 orëve të fundit në  Greqi kanë humbur jetën 27 persona dhe janë infektuar me Covid 1 712 raste të reja.

Mediat bëjnë me dije se vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në intubim 357 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 693 886 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 15 375 pacientë.