Fjalë Kyçe

Mbi 48 mijë të infektuar me coronavirus për 24 orë në SHBA!

Mbi 48 mijë të infektuar me coronavirus për 24 orë në SHBA!

Vetëm në 24 orët e fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë infektuar 48,693 persona me koronavirus, duke bërë që situata të vijojë të jetë alarmante.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, në 24 orët e fundit në SHBA kanë ndërruar jetë edhe 1108 persona të prekur me Covid-19.

SHBA janë në krye të listës si më të prekurat nga kjo pandemi, me 5,622,540 persona të infektuar deri tani, nga të cilët 175,363 kanë ndërruar jetë.