Ditë diskutimi për sfidat e vitit 2019, sektor më sektor, e ka cilësuar kryeministri Edi Rama mbledhjen që po zhvillon në Labinot të Elbasanit, me ministrat e kabinetit, ata në detyrë dhe të sapoemëruarit si dhe me përfaqësues të lartë politikë të partisë Socialiste.
“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10”, thotë kryeministri Rama, raporton atsh.
Në mbledhjen e parë të këtij viti me ministrat, merr pjesë edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.