Kryeministri Ramush Haradinaj do t’i mbledhë sot gjatë ditës ministrat në mbledhjen e rregullt javore të Qeverisë.
Mbledhja do të mbahet në orën 14:00.
Në rend të ditës, janë gjithsej katërmbëdhjetë pika dhe do të diskutohet për themelimin e Qendrës së Holokaustit shqiptar “Bllacë 1999”.
Gjithashtu, do të shqyrtohet propozim-vendimi për rritjen e numrit të Këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Do të edhe propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për aktivitetet për rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë.