Një person i dyshuar është arrestuar dje në Kamenicë pasi që i njëjti gjatë periudhës së vitit 2015-2016 sa ishte duke punuar në UNHCR kishte përfituar një shumë parash prej 17.800 euro duke i mashtruar qytetarët.
“Me 14.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në periudhën kohore derisa ishte duke punuar si agjent terreni në UNHCR-it, duke shfrytëzuar pozitën e tij kishte arritur që disa të dëmtuarave duke i mashtruar t’ua marrë një shumë parash prej 17.800€ me arsyetimin se do t’iu ndihmonte për të përfituar nga donacione të organizatës për rregullimin e disa shtëpive”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Gazeta Alo.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Alo/