Fjalë Kyçe

Mbretëresha Elizabeth la letër “sekrete” që mund të hapet vetëm pas 63-vjetësh

Mbretëresha Elizabeth la letër “sekrete” që mund të hapet vetëm pas 63-vjetësh

Një letër sekrete e Mbretëreshës Elizabeth II gjendet e mbyllur në një kasafortë në Sydney të Australisë, shkroi të dielën mediumi “7NEWS.au”.

Kjo letër u shkrua nga dora e saj në nëntor të 1986-s dhe thuhet se për 63 vjet nuk lejohet të hapet (deri në vitin 2085).

Kjo letër, u shkrua në kohën kur mbretëresha ishte në Sydney, e në pjesën e jashtme shkruhet mesazhi

“Në një ditë të përshtatshme për ju, në vitin 2085, ju lutem hapeni këtë zarf dhe përcillni te qytetarët e Sydneyt mesazhin tim për ta”, drejtuar kryetarit të bashkësisë, derisa poshtë gjendet edhe nënshkrimi i saj.

Elizabetha e II-të, që mori titullin e mbretëreshës në vitin 1952, vizitoi Australianë 16 herë. Sydneyn e vizitoi rregullisht me bashkëshortin e saj, Princin Philip.

Vizita e saj e fundit në Australi u bë në vitin 2011, kur u takua me kryeministren e atëhershme, Julia Gillard.