Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e prokurorisë në këtë qytet duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit V. B.
Sipas kësaj gjykate, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në cilësinë e zyrtarit të Komunës së Kllokotit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e cila i është besuar, duke shkuar në pompën e benzinës “Tina Petroll” në Kllokot, duke kërkuar që në dëftesë të evidentohet që ka marrë 70 litra karburantë, e në realitet ka marrë 60 litra me veturë zyrtare.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.