Fjalë Kyçe

Mbyllet përkohësisht kufiri mes Venezuelës dhe Kolumbisë

Mbyllet përkohësisht kufiri mes Venezuelës dhe Kolumbisë

Autoritetet në Venezuelë thanë se kufiri me Kolumbinë është mbyllur përkohësisht, pasi lideri opozitar Juan Guaido sfidoi ndalimin e udhëtimit për kalim të kufirit.

Zëvendëspresidenti i Venezuelës Delcy Rodriguez, tha se mbyllja e kufirit u bë pas kërcënimeve serioze ndaj sovranitetit dhe sigurisë së vendit.

Tensionet kanë shënuar rritje për shkak të ndalesës së kalimit të ndihmës humanitare në vend nga kufiri me Brazilin. Tensions have been rising over a roë about the delivery of humanitarian aid.

Dy persona janë vrarë të premten në kufirin me Brazilin.

Dhuna është dënuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, që përmes një njoftimi tha se “ushtria e Venezuelës duhet të lejojë kalimin e ndihmës humanitare në vend. Bota po ju shikon”.

Guaido, lideri i vendit që dominohet nga opozita, muajin e kaluar u deklarua lider i vetshpallur.

Që nga atëherë ai ka fituar përkrahjen e dhjetëra shteteve, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Guaido e ka quajtur jokushtetuese dhe të jashtëligjshme presidencën e Nicolas Maduro.