Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të dalin sot në një konferencë për media
Konferenca e përbashkët e dy ministrave do të mbahet në orën 17:00.
“Ju ftojmë që sot në ora 17:00 të merrni pjesë në Konferencën për Media të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia”, është bërë e ditur në një njoftim për media nga Ministria e Financave.
Ndryshe, kjo konferencë vjen pas vendimit të për masat e reja, të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot.
Reklamë
Sipas këtyre masave, lokalet e gastronomisë janë mbyllur për 11 ditë dhe do t’u lejohen vetëm shërbimet me dërgesë dhe ato “merr me vete”.
Në një takim që kanë pasur ministrat me përfaqësuesit e gastronomëve, kanë premtuar se krahas mbylljes do të ketë edhe përkrahje financiare.