Këshilltarja për marrëdhënie ndërkombëtare në kabinetin e presidentes Osmani, Donika Kadaj-Bujupi së fundmi ka publikuar në fotografi që ka nxitur shumë reagime në rrjetin e saj social Facebook, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Kadaj-Bujupi mbrëmë ka publikuar një fotografi ku shihet në një helikopter duke fluturuar mbi qiellin e Teksasit, ku ajo ndodhej duke e shoqëruar në vizitë presidenten Osmani.
“Mirënjohës për mundësinë e jashtëzakonshme për të fluturuar mbi shtetin e Lone Star!”, ka shkruar Donika Kadaj-Bujupi të hënën sipër fotografisë së publikuar. Lone Star është sinonimi që përdoret për shtetin e Teksasit.
Komentet mbi fotografinë e saj kanë qenë të shumta nga ana e qytetarëve. Disa nga ta kanë kritikuar këshilltaren e Osmanit se me “taksat e popullit po bën poza në helikopter”.
Ditë më parë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar pamje duke mësuar pilotimin e helikopterit mbi qiellin e Teksasit.