Fjalë Kyçe

Media serbe: Putin ka dërguar “luanët” të mbrojnë Serbinë, CIA në panik!

Media serbe: Putin ka dërguar “luanët” të mbrojnë Serbinë, CIA në panik!

“Shefi i Kremlinit ka dërguar në Beograd specialistin e tij që të përcjell situatën e sigurisë. Kjo ngritje në nivel më të lartë vjen pas kërcënimeve nga Prishtina”.

Këto janë rreshtat e parë të një artikulli të gjatë që e përditshmja serbe “Kurir” ka botuar ditën e sotme. Sipas tyre presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dërguar në Serbi një njeri të besuar, pjesë e Gardës Kombëtare, e njohur si “Luanët e Putinit”.

“Kurir” thekson se ai ka kompetenca që operativët e vetë t’i konfrontoj me veprimet e shërbimeve amerikane, angleze dhe gjermane (CIA, MI6 dhe BND) kundër interesave të Serbisë dhe popullit serb, ndaj shërbimeve inteligjente të Perëndimit u është futur frika.

Sipas gazetës, njeriu i Putinit në secilin moment mund të tërheq dhjetëra operativ tjerë.

“Në radhët e CIA, MI6 dhe BND është një hutim i përgjithshëm, tentojnë pa sukses të zbulojnë identitetin e njeriut të Putinit. CIA me seli në Budapest në Evropë pas një pune operative erdhi deri tek të dhënat se për cilin person bëhet fjalë, që është pjesëtar i Gardës Kombëtare (që quhen “luajt e Putinit”)”, thotë një burim i “Kurir”.

Sipas këtij burimi “në kohën kur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj zakonisht vringëllon me armë edhe kërcënime për ndërhyrje në veri, ku jetojnë me shumicë serbët, Putin ka vendosur të dërgoj njeriun e besueshëm të vërej situatën”.

“Pas kësaj Haradinaj vështirë se guxon t’i afrohet Veriut. Përndryshe specialisti rus ka detyrë të komandoj një numër të madh të informatorëve zbulues që do i ofrojnë secilën ndihmë Patriarkut Irinej, presidentit Vuçiç, shefit të diplomacisë Daçiç dhe presidentit Dodik me qëllim të ruajtjes së interesit të Serbisë dhe popullit serb”, theksohet në artikull.

Anëtari i Asociacionit Botëror të shefave të policisë Marko Nicoviç mendon se një angazhim i këtillë i “luanit” të Putinit ka rëndësi të veçantë për Serbinë.

“Kjo është ndihmë e madhe shtetit tonë. Kjo është njësi elite që në Turqi ka arrit të evitojë grusht shtetin dhe likuidimin e presidentit Rexhep Taip Erdogan”, thotë ai. Ndërsa komentuesi politiko-ushtarak Vlada Raduloviç thotë se është fakt se Ballkani është interesant në çështjen e sigurisë si për Lindjen edhe për Perëndimin.

“Interesat e tyre konfrontohen dhe nuk është çudi që Moska në këtë situatë të komplikuar dhe rrethanat në Kosovë të dërgoj operativin special”, shton ai.