Derisa sa ka zëra që qeveria së shpejti do të bjerë, kjo gjë nuk po e pengon të parin e ekzekutivit.
Kryeministri Haradinaj, po vazhdon me punën e tij, madje në shtimin e numrit të zv.ministrave, shkruan Gazeta Alo.
Besnik Berisha nga Ferizaj është emëruar zv/ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Berisha është kryetar i degës së Nismas Socialdemokrate në Ferizaj ndërsa që nga 29 janari është edhe zv.ministër në MPMS e cila drejtohet nga Skender Reçica./Gazeta Alo/