Fjalë Kyçe

Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Mërgim Berisha bëhet me skuadër të re, në pritje të vizitave mjekësore dhe zyrtarizimit

Mërgim Berisha do të largohet nga Hoffenheim pas një viti e gjysmë qëndrim te kjo skuadër.

Sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane ishte bashkuar me Hoffenheim në vitin 2023 nga Augsburgu për shifrën e 14 milionë eurove, derisa tani do të rikthehet sërish te kjo skuadër.

Sipas asaj që ka raportuar televizioni gjerman Sky Sport, Berisha do të rikthehet te Augsburgu si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit për tetë milionë euro.

Për transferimin e sulmuesit kosovar në garë ishte edhe skuadra angleze Leeds United, por në fund Berisha vendosi të rikthehet te Augsburgu.

Interesim kishte shprehur edhe skuadra italiane Monza si dhe dy klubet tjera gjermane si Werder Bremen dhe Union Berlin.

26-vjeçari do t’i kryej sot vizitat mjekësore para zyrtarizimit te Augsburgu.

Ai këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje në total, derisa ka 540 minuta të luajtura ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.