Fjalë Kyçe

Mërgimtarët e lëshojnë Kosovën, dy orë e gjysmë pritje në Merdare

Mërgimtarët e lëshojnë Kosovën, dy orë e gjysmë pritje në Merdare

Përfundimi i festave të fundvitit ka shkaktuar përsëri kolona e pritje të gjata nëpër pikat kufitare.

Kësisoj, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, në Merdare janë krijuar kolona deri në 900 metra, shkruan lajmi.net.

Për të dalë nga territori i vendit, qytetarëve aty po u duhet të presin deri në dy orë e gjysmë.

Pritje ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, mirëpo aty qytetarëve nuk po u duhet të presin më shumë se gjysmë ore.

Ndërkohë, në pikat kufitare tjera, gjendja është më stabile dhe pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta.