Fjalë Kyçe

Mërgimtari nga Zvicra zhduket pasi zbriti në aeroportin “Adem Jashari”

Mërgimtari nga Zvicra zhduket pasi zbriti në aeroportin “Adem Jashari”

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”. Fotografi nga arkivi.
Një person, me vendbanim në Zvicër, ka zbritur me 18 qershor në ANP “Adem Jashari” dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.

Policia e Kosovës njofton se është duke zhvilluar procedurat hetimore.

“PERSON I ZHDUKUR/ANP- Adem Jashari 18.06.2023-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi mashkull kosovar me vendbanim në Zvicër më datën 18.06.2023 ka zbritur në ANP “Adem Jashari” dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë