Fjalë Kyçe

Merkel thotë se kufizimet duhet të vazhdojnë derisa të vaksinohen më shumë njerëz

Merkel thotë se kufizimet duhet të vazhdojnë derisa të vaksinohen më shumë njerëz

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se më shumë njerëz duhej të vaksinoheshin kundër COVID-19, përpara se të hiqeshin kufizimet, pas lajmeve se Anglia do të heqë pothuajse të gjitha kufizimet nga java e ardhshme.

Anglia do të heqë më 19 korrik kërkesën ligjore për bartjen e maskave dhe distancën sociale, veprim ky që një zyrtar gjerman e quajti “një eksperiment me shumë rrezik”.

Nga ana tjetër, të martën, Gjermania ka raportuar 646 raste të reja të koronavirusit .

“Pyetja qendrore është se sa njerëz do të kërkojnë një vaksinim” ka thënë Merkel në një konferencë shtypi, duke shtuar po ashtu se sa më shumë njerëz të vaksinohen, “aq më shumë të lirë do të jemi përsëri”, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv.

Ajo ka thënë se qeveria do të kërkonte të shmangte një bllokim tjetër të ekonomisë në vjeshtë, por ka pohuar po ashtu, se do të ishte e rëndësishme të ruhej distancimi social dhe masa të tjera për të parandaluar përhapjen e infeksioneve.