Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një telefonate me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan, kërkoi përfundimin e menjëhershëm të sulmit ushtarak në Siri, deklaroi një zëdhënëse e qeverisë.
”Pavarësisht interesave të ligjshme të sigurisë së Turqisë, sulmi po kërcënon zhvendosje të mëdha të popullsisë lokale, destabilizim të rajonit dhe ringjalljen e organizatës ekstremiste të Shtetit Islamik”, shtoi zëdhënësja.
Turqia filloi të mërkurën operacionin “Burimi i Paqes”, duke thënë se synon ekstremistët e Shtetit Islamik dhe milicitë kurde, por aleatët e saj perëndimorë e kanë kritikuar sulmin, përcjell Atsh.
Ankaraja i konsideron milicitë kurde të lidhura me partinë e jashtëligjshme “Punëtorët e Kurdistanit” (PKK), e cila po zhvillon një kryengritje në vend.