Pamjet dramatike tregojnë se si një avion me 196 udhëtarë në bord ka marrë flakë menjëherë pasi ka zbritur në aeroportin e Sharm El Sheikut, në Egjipt.
Avioni Boeing 737-800 po drejtohej nga kompania SkyUp, nga Ukraina, arriti të zbresë pa asnjë problem në aeroportin bregdetar.Avioni shkoi të parkohet te vendi i tij, kur papritur shpërthyen flakët e parë te pjesa e majtë e mekanizmit të uljes. Sipas teknikëve, vaji hidraulik i avionit kishte rrjedhur nga mekanizmi dhe kishte rënë sipër frenave të rrotave, të cilat ishin nxehur shumë, duke marrë flakë.Të 189 udhëtarët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të zbresin pa lëndime.
https://youtu.be/7pwGYEKDIKQ