Fjalë Kyçe

Merret peng autobusi me rreth 20 udhëtarë në Ukrainë, dëgjohen të shtëna

Merret peng autobusi me rreth 20 udhëtarë në Ukrainë, dëgjohen të shtëna

Një burrë që thotë se është i armatosur me armë dhe mjete shpërthyese e ka marrë peng një autobus në qytetin perëndimor ukrainas, Lutsk. Në autobus besohet se mund të jenë deri në 20 persona.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se janë dëgjuar të shtëna dhe se autobusi është dëmtuar. Policia lokale e ka bllokuar qendrën e qytetit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Policia e identifikoi të dyshuarin si Maksym Kryvosh, 44 vjeç, i lindur në Rusi.

Përmes rrjeteve sociale, ky person kërkoi që zyrtarët e lartë ukrainas të publikojnë deklarata me të cilat thonë se janë terroristë. Ai gjithashtu kërcënoi se do ta shpërthejë një bombë në një vend me shumë njerëz.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Anton Gerashchenko, tha se ky person ka qenë i dënuar dy herë dhe i ka kaluar rreth dhjetë vjet në burg.

“E kemi situatën nën kontroll të plotë. I di të gjitha hollësitë. Jam duke biseduar me specialistët tanë që janë në Lutsk. Profesionistët janë duke punuar, duke bërë gjithçka që t’i lirojnë pengjet tona”, thuhet në deklaratën e presidentit Zelenskiy.