Janë bërë tashmë një javë që kur sistemi arsimor në Kosovë është në grevë.
Greva e cila u shpall me 10 janar të këtij viti, u vendos në shenjë proteste për koeficientin e pagave për punonjësit e arsimit të paraparë në Projektligjin për Paga, pasi që sipas tyre, ky ligj është diskriminues për të ta.
E në lidhje më këtë, analisti financiar, Hekuran Murati, tha se logjika e mësuesve si klasa më e ngritur e popullit, duhet të jetë krejtësisht tjetër.
“Nëse shkojmë në bazë të logjikës që pse ata po kanë pare me i rrit pagat e tyre e s’po kanë për neve kjo logjikë funksionin deri diku por kisha thënë që te mësuesit nuk funksionon. Si një klasë që i edukon brezat e ardhshëm, ata ish dashtë me pasë logjikë tjetër, ish dashtë me dalë me protestu që shpenzimet mos me u bë keq, ose mos me bo keqqeverisje, mos me i rritë ata pagat për vete. Është me dalë me protestu, sepse ashtu duke thënë e ke rritë për veti, ashtu kush po përkujdeset për shtetin dhe ku po lihet e ardhmja”, tha Kryeziu në emisionin “Jeta në Kosovë”.
Ndryshe gjatë ditës së sotme Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) vendosi që greva e arsimtarëve të vazhdojë, pasi që oferta e bërë nga kryeministri Haradinaj dje për paga, nuk ishte ajo që ata e kërkonin.