Arzana Kraja ndërroj jetë sot në Prishtinë.
Regjisorja dhe skenaristja kosovare u gjet e vdekur në banesën e saj në Lagjen ‘Emshir’
Ndërsa varrimi i saj bëhet të enjten në varrezat e Dragodanit në Prishtinë, kështu ka bërë të ditur motra e saj, Gresa Kraja përmes një statusi në ‘Facebook’.
“Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës tonë të dashur Arzana Kraja. Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00. Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”, shkruan ajo në status