Katër persona kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani në malet e Maqedonisë së Veriut.
Sipas burimeve të Alsat rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur 4.7 km në veri-perendim të Solunska Glave, në trekëndëshin mes Makedonski Brod, rajonin e SPB-Shkup dhe SPB-Veles.
Ndërkohë, mësohet edhe identiteti i viktimave, bëhet fjalë për Boshnakov Angelov Georgi i lindur në vitin 1970, Boshnakova Georgiva Gergana e lindur në vitin 2005, Boshnakova Georgieva Biljana e lindur në vitin 2005 dhe Boshnakova Kornajeva dhe Tzoneva Kalina e lindur në vitin 1972.
Sipas raportimve të mediave në Maqedoninë e Veriut, të gjitha viktimat janë nga Bullgaria.