Fjalë Kyçe

Mësuesit që iu hoq koka për shfaqjen e karikaturës së profetit Muhamed, dalin pamjet e vrasjes së sulmuesit

Mësuesit që iu hoq koka për shfaqjen e karikaturës së profetit Muhamed, dalin pamjet e vrasjes së sulmuesit

Mësuesi francez që iu hoq koka pasi shfaqi vizatime qesharake të profetit Muhamed para nxënësve të tij është identifikuar si Samuel Paty.

Burri 47-vjeçar kishte marrë kërcënime për shkak se kishte hapur debat për karikaturat rreth dhjetë ditë para se të therej dhe t’i hiqej koka nga një djalë 18-vjeçar me prejardhje çeçene, i identifikuar si Abdoulakh A, rreth 40 kilometra në veriperëndim të Parisit.

Samuel Paty, mësuesi që u vra për shfaqjen e karikaturës së profetit Muhamed

Prindërit myslimanë të nxënësve të mësuesit të ndjerë e kishin cilësuar atë si bandit në një video të shpërndarë përmes faqes së një xhamia vetëm disa ditë para se mësuesi të vritej, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Ai kishte kërkuar nga nxënësit myslimanë që të dilnin nga klasa para se ta shfaqte një karikaturë të profetit, të publikuar nga revista “Charlie Hebdo”, gjatë një ore mësimore ku flitej për lirinë e shprehjes.

Sidoqoftë, një nxënëse kishte qëndruar gabimisht në klasë dhe më vonë u kishte treguar prindërve për atë që ka shfaqur mësuesve para syve të fëmijëve. Prindërit kishin paraqitur ankesë kundër mësuesit dhe kishin mbajtur një takim me të, me drejtoin e shkollës dhe një zyrtar të arsimit.

Policia franceze deri tani i ka arrestuar nëntë persona në lidhje me rastin, përfshirë prindërit e një fëmijë që kishin shfaqur mospajtime me vendimin e mësuesit për shfaqjen e karikaturës.