Kjo ishte ngjarja e tretë më e madhe e një meteori që shpërthen, në Siberi në këto katër muaj e fundit.
Një ‘meteor i madh’ shpërtheu mbi Siberi, duke shkaktuar ‘panik’ tek dëshmitarët. Fillimisht ata menduan se bëhej fjalë për një avion të përfshirë nga flakët.Shkatërrimi i shkëmbinjve hapësinor, të dukshëm në dritën e diellit u përshkruan si ‘të ndritshëm dhe të zhurmshëm, me një bisht të gjelbër dhe të verdhë, të gjatë’.
Kjo ishte ngjarja e tretë më e madhe e një meteori që shpërthen, në Siberi në këto katër muaj e fundit – dhe u pasua rreth gjashtë orë më vonë nga një tjetër meteor shpërthyes në perëndim, në Samara. Në incidentin më të fundit, në pjesën jugore të Samarës u ndezën blloqe ‘jeshile, pastaj rozë dhe të frikshme’, thanë banorët e zonës..
“U tremba shumë prej zhurmës dhe shkëlqimi që krijoi”, tha dëshmitarja. Një grua e quajtur Zvetlana dyshonte se ishte një UFO që fluturonte mbi tokë .
Një tjetër dëshmitar tha:- ‘Ishte tepër mahnitëse, me të vërtetë një gjë e bukur. Nuk mendoj se kam parë ndonjë gjë aq të bukur sa kjo”.