Fjalë Kyçe

MI: Të gjitha rrugët në Kosovë të kalueshme, vështirësi në zonat malore

MI: Të gjitha rrugët në Kosovë të kalueshme, vështirësi në zonat malore

Gjatë ditës së sotme të gjitha rrugët në Kosovë kanë qenë të kalueshme, me pak vështirësi në zonat malore të vendit, si pasojë e reshjeve më të dendura në këto zona, bën të ditur Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media.​

Ministria e Infrastrukturës u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes, pasi që gjatë natës temperaturat do të shënojnë rënie të theksuar dhe kjo paraqet mundësi për ngrica nëpër rrugët e vendit.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka ngritur në nivel gatishmërie tërë mekanizmat dhe kompanitë e kontraktuara nga ministria, në mënyrë që t’i përgjigjen me kohë dhe në mënyrë adekuate çdo situate që të kemi rrugë të kalueshme dhe të sigurta për qytetarët.

Luten të gjithë ngasësit që t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore konform ligjit në fuqi.