Fjalë Kyçe

Mijëra njerëz largohen nga shtëpitë e tyre në veri të Athinës pas një zjarri të madh

Mijëra njerëz largohen nga shtëpitë e tyre në veri të Athinës pas një zjarri të madh

Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në veri të Athinës të martën, pasi një zjarr i madh arriti në zonat e banuara.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, ngjarja vjen një ditë pasi kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia aktualisht është në mes të “valës së nxehtësisë më të rëndë”, në më shumë se 30 vjet.

Zjarri reflektoi me një re të madhe tymi mbi Athinën dhe shkaktoi evakuime të shumta pranë Tatoi, 20 kilometra në veri. Banorët u larguan nga shtëpitë e tyre me makina dhe motoçikleta, duke iu drejtuar kryeqytetit mes një ‘mbulese’ tymi.

Zjarret e mëdha gjithashtu shpërthyen në pjesë të tjera të Greqisë, duke shkaktuar evakuime në një zonë bregdetare të rajonit jugor të Peloponezit, si dhe në ishujt Evia dhe Kos, thanë autoritetet.