Fjalë Kyçe

Mijëra viktima gjatë dimrit, del raporti sekret që po trondit Britaninë

Mijëra viktima gjatë dimrit, del raporti sekret që po trondit Britaninë

Mediat britanike raportojnë se një raport sekret i dalë nga qeveria parashikon në skenarin më të keq 85,000 vdekje të tjera në Mbretërinë e Bashkuar gjatë dimrit për shkak të pandemisë së Covid-19.

Dokumenti, i përgatitur për qeverinë nga grupi këshillimor shkencor Sage, gjithashtu thotë se mund të ketë kufizime midis nëntorit dhe marsit për të zvogëluar ndjeshëm kontaktet mes personave.

Ai u përgatit për të ndihmuar NHS dhe autoritetet lokale të planifikojnë masat e nevojshme për muajt e dimrit e në vazhdim. Megjithatë disa kritikë shkruajnë se modeli për llogaritjen e këtij bilanci është tashmë i vjetër.

Deri tani në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar më shumë se 330,000 raste me koronavirus, rreth 40,000 prej të cilëve kanë humbur jetën.