Fjalë Kyçe

Milanoviq i bën thirrje vendeve anëtare të BE-së: Thyeni dhe shkelni masat ndaj Kosovës, takohuni me përfaqësuesit e saj

Milanoviq i bën thirrje vendeve anëtare të BE-së: Thyeni dhe shkelni masat ndaj Kosovës, takohuni me përfaqësuesit e saj

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka kërkuar sot nga shtetet anëtare të BE-së t’i thyejnë masat ndaj Kosovës që i ka ndërmarrë Komisioni Evropian, shkruan Reporteri.net.

Milanoviq i ftoi të gjithë të shkelin këto masa dhe të takohen me përfaqësuesit e Kosovës.

“Borrelli ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë ia ka dërguar një letër dhe i ka thënë se Kroacia nuk ka të drejtë të caktuar dhe kur e shkruan një fëmijë është një gjë, kur e shkruan Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Europian është një gjë tjetër dhe aty ka theksuar një sërë pasaktësish dhe të gënjeshtrave të pranuara, të cilat i thonë Kroacisë se nuk ka të drejta të caktuara, por ka të drejtë. Pra më sheh në sy dhe më gënjen. A duhet të hesht për këto gjëra? Pasi ekzistojnë masa të caktuara të Komisionit Europian dhe nuk guxojmë të flasim për komplotet e tyre dhe për veprimet e tyre të padrejta. Ata të cilët nuk kanë dëgjuar për faktin që Komisioni Europian ka masa ndaj Kosovës, i ftoj të gjithë që thyejnë këto masa, të shkelin këto masa dhe të takohen me përfaqësuesit e Kosovës dhe që t’i përsërisin këto”, tha ai.

Milanoviq: Serbia të japë përgjigje për disa gjëra e që janë të dukshme që s’mund t’i shpëtojnë as vëmendjes së…
Presidenti kroat në konferencën e përbashkët me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se është kundër sanksioneve që janë ndërmarrë ndaj Kosovës.

Sipas tij ato s’kanë asnjë rezultat, dhe sipas tij nuk mund të pritet objektivitet nga Borrelli, një spanoll, që siç tha ai “nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, nga dikush që është spanjoll e që drejton politikën evropiane kundër Kosovës”.

“Natyrisht, Kosova është nën sanksione, nën sanksione të Komisionit Evropian dhe i ftoj ata që t’i bojkotojnë ato. Dhe keto janë disa prej masave të cilat i ka ndërmarrë Komisioni Evropian nga z.Borrell i cili shpresoj së shpejti shkon në pension dhe si të them t’i ndalojnë, pra nuk janë masa të ndërmarra nga Këshilli i Ministrave, por nga Komisioni, nga Borrelli, ekipi i tij të cilat na ndalojnë dhe kërcënojnë të gjithë ne që të takohemi në disa nivele të caktuara me disa përfaqësues të Kosovës”.

“Si të presim që të kemi objektivitet nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën, nga dikush që është spanjoll e që drejton politikën evropiane kundër Kosovës”, shtoi ai.