Një biznesmen multimilioner, i cili bëri zbulimin zemërthyes se tre djemtë e tij nuk ishin të vetët, është vërshuar me oferta nga gra të shumta që dëshirojnë të jenë mike të ‘tij’.
Richard Mason, i cili drejton kompaninë MoneySuperMarket, thotë se nuk i vjen keq që hisotia e tij u bë publike.
55-vjeçari, i cili jeton në Rhos në Uells, me gruan e tij Emma, i cili nuk është nëna e fëmijëve, zbuloi se si iu dha lajmi shkatërrues se ai kishte fibrozë cistike dy vjet më parë në një spital në Liverpool.
Në kohën kur ai dhe gruaja e dytë Emma po përpiqeshin për një fëmijë, zbuloi se personat e prekur nga kjo sëmundje e trashëguar nuk janë në gjendje të lindin fëmijë në mënyrë të natyrshme, kështu që tre djemtë që ai I donte shumë nuk mund të ishin të tijët.
Pas mohimeve fillestare, ish-bashkëshorti Kate, pranoi senkishte pasur një marrëdhënie të shkurtër me një koleg, por refuzoi ta tregojë emrin e tij duke shtuar se tha se ata gjithmonë kishin përdorë mjete kontraceptive.
55-vjeçari tha se tronditja e zbulimit të së vërtetës e la atë duke menduar për vetëvrasje dhe tani po planifikon të shkruajë një libër për përvojën e tij. /Gazeta Alo/