Fjalë Kyçe

Ministri i Brendshëm gjerman nuk ja zgjatë dorën Merkelit: Kjo është arsyeja

Ministri i Brendshëm gjerman nuk ja zgjatë dorën Merkelit: Kjo është arsyeja

Ministri i Punëve të Brendshme i Gjermanisë, Horst Seehofer, ka refuzuar të ia shtrëngojë dorën kancelares Angela Merkel, sot pasi që ka frikë nga përhapja e koronavirusit.

Siç raporton ‘Daily Mail’, Seehofer ka kundërshtuar ta përshëndesë me anë të dhënies së dorës kancelaren, në një samit në Berlin gjatë mëngjesit të sotëm,gjë që e bëri Merkel të qeshë dhe ta largojë dorën.

“Kjo është gjëja e duhur për të bërë,” tha ajo, ndërsa të ftuarit në mbledhje gjithashtu nuk u përmbajtën dot së qeshuri.

Seehofer kishte thënë për mediat gjermane dje se ai kishte ndaluar të shtrëngonte duart e njerëzve, duke shtuar se shpresonte që një vaksinë të gjendej brenda disa muajsh.

Merkel dhe Seehofer, kanë pasur mjaft tensione në marrëdhëniet e tyre vitet e fundit, sidomos për çështjen e refugjatëve, pasi Merkel hapi dyert e Gjermanisë në 2015, por takimi i sotëm ishte ndryshe.

Gjermania nuk ka lëshuar një paralajmërim të përgjithshëm kundër shtrëngimeve të duarve ndryshe nga Franca ku Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran rekomandoi që njerëzit të kenë kujdes nga përshëndetjet.

Siç tregojnë të dhënat zyrtare, numri i personave të infektuar në Gjermani u rrit ndjeshëm në 129 dje.