Fjalë Kyçe

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë ofron mbështetje FSK-së

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë ofron mbështetje FSK-së

Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla priti Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Silberhorn

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook,Ministria e Mbrojtjes njofton se në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit mes shtetit të Kosovës dhe atij të Gjermanisë.

“Ne i jemi falënderues qeverisë dhe shtetit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme që na ka dhënë dhe çdoherë ka qenë krah i fortë i Republikës së Kosovës”, tha zëvendësministri Syla me këtë rast.

Në fjalën e tij, Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Silberhorn, theksoi gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe forcave të armatosura gjermane për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së nga fusha e arsimimit dhe stërvitjes, si dhe sistemeve të mbështetjes logjistike të FSK-së.

Më tej, Silberhorn tha se e gjithë kjo mbështetje ka për qëllim që FSK të jetë forcë e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, dhe ndërveprueshme për operacione të përbashkëta paqeruajtëse.