Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se “thesin e shqyer e kemi qepur”.
Sipas tij, taksat e qytetarëve po kthehen te ata.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar për përfituesit nga masat e Pakos së Ringjalles Ekonomike.
Aty përfshihen; personat që e kanë ndonjë familjar pasojë e COVID-19, personat që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, shtesat për fëmijët dhe lehonat, mbështetje për kuxhinat popullore etj.
“Këto janë statistikat e këtij muaji, për disa prej masave që janë realizuar”, ka thënë Murati.