Ministri serb i Tregtisë, turizmit dhe telekomunikimit, Rasim Ljajiq pret nga BE-ja t’ia bëjë të qartë Prishtinës heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ministri serb i Tregtisë, turizmit dhe telekomunikimit, Rasim Ljajiq ka deklaruar se takimi i komisionit për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, i caktuar për 17 dhjetor, është mundësi që BE-ja t’ia bëjë të qartë Prishtinës heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ljajiq, gjatë paraqitjes së tij në televizionin “Pink” ka thënë se gjatë atij takimi “nga njëra anë do të jenë përfaqësuesit e BE-së kurse nga ana tjetër ata të Prishtinës”, transmeton lajmi.net.
“Mjaft ka pasur thirrje. BE është e vetmja që ka mekanizkat jo vetëm për të krijuar presion, por edhe të kërcënojë më pezullimin e marrëvershjes për stabilizim dhe anëtarësim dhe akte të tjera”, u shpreh ai. Ljajiq theksoi se nëse nuk zgjidhet problemi në Kosovë, mund të krijojë “precedent që do të përdoret nga të tjerët si shembull”.
“Ne nuk dëshirojmë të përfundojmë në situatë ku bëhet thirrje për vetpërmbajtje. Ne jemi maksimalisht të përmbajtur. Këtu nuk ekzistojnë dy palë, por vetëm njëra e cila shkel marrëveshjet të cilat i ka nënshkruar dhe tjetra palë e cila është viktima”, përfundoi ai.