Fjalë Kyçe

Ministri serb tregon se sa milionë euro në ditë po humb Serbia shkaku i taksës

Ministri serb tregon se sa milionë euro në ditë po humb Serbia shkaku i taksës

Serbia po vazhdon të insistojë tek Bashkimi Evropian që Kosova ta heqë taksën ndaj mallrave të saj.

Madje, zyrtarë të lartë nga Beogradi po vlerësojnë se humbjet që i janë shkaktuar Serbisë nga kjo tarifë janë shumë të mëdha, transmeton lajmi.net.

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajiq tha sot se Serbisë po i shkaktohet çdo ditë një milion euro humbje nga taksa.

Duke vlerësuar se taksa është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, Ljajiq i ka bërë thirrje BE-së që të jetë më aktive në presionin ndaj Prishtinës për heqjen e tarifës.

“BE-ja duhet të jetë më e përfshirë. Është e nevojshme që të gjitha pyetjet e hapura të vihen në tavolinë dhe të hiqen barrierat tregtare”, tha ai.

Kujtojmë se tash e disa kohë, SHBA-të po i bëjnë thirrje Prishtinës që të pezullojnë taksën ndaj Serbisë.

Lidhur me këtë, në Prishtinë kanë zbarkuar disa delegacione nga Amerika.