Fjalë Kyçe

Ministri Shala heq ndalesën për produktet e Maqedonisë së Veriut, pasi kjo e fundit zhbllokoi peshkun e Kosovës

Ministri Shala heq ndalesën për produktet e Maqedonisë së Veriut, pasi kjo e fundit zhbllokoi peshkun e Kosovës

Republika e Maqedonisë Veriore ka marrë vendim për heqjen e ndalesës së eksportit të peshkut nga

Kosova, kjo ndodhi pasi që ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, iu ka përgjigjur me masa

reciproke duke ndaluar mjaltin dhe pataten e këtij shteti të futet në Kosovë.

Pas këtyre masave reciproke nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut ka reflektuar duke eliminuar

ndalesën e peshkut pas takimit që kanë pasur dy palët.

Pas vendimi të Maqedonisë së Veriut për heqjen e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova edhe

ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë vendim për heqjen e ndalesës së importit të

mjaltit dhe patates nga ky shtet.